Rebranding SwissDev: A Swiss construction company with a bold and elegant identity

Ribrendimi, një fjalë kjo që për ne tingëllon si muzikë. Një logo e re, një identitet i ri dhe jemi gati me fillu kënaqësinë. Kur një kompani e madhe ndërtimi na erdhi me këtë kërkesë, u gëzuam me idenë se do të krijojmë diçka që do të bie në sy dhe do të tregojë qartë kush është ky klient. Dhe po, ia arritëm!
Punuan me SwissDev, një kompani ndërtimi me bazë në Zvicër, për t’ia freskuar krejtësisht identitetin vizuel dhe prezencën online. Projekti nisi me një ribrendim të plotë, duke përfshirë një logo të re dhe një sistem të plotë identiteti, që pasqyron forcën, precizitetin dhe besueshmërinë, tipare këto që e përshkruajnë SwissDev-in.
Logoja e re kombinon shkronjën “S” me formën e një çatie, duke simbolizu sigurinë, stabilitetin dhe vijat e pastra arkitekturore. Ky dizajn modern e minimal reflekton fokusin e kompanisë për me ndërtu struktura që zgjasin.
Nga strategjia e brendit e deri te dizajni vizuel, kemi kriju një identitet të qëndrueshëm që funksionon në të gjitha platformat. Rezultati final është një ribrendim i pastër, që e paraqet SwissDev-in si një kompani ndërtimi të besueshme që ka vizion për të ardhmen.











