Strategji marketingu që funksionojnë në çdo kanal

Hajde njoftohemi
Në botën dinamike të sotme, brendet i përjetojmë kudo. Nga telefoni në dorë, te rrugët, nga ekranet televizive në shtëpi, e deri te pafundësia e internetit.
Prej mbledhjeve të vogla familjare, e deri te eventet e mëdha live. Koperativa krenohet me fushatat e marketingut të integruar që kemi ndërtu ndër vite, duke e bërë çdo pikë kontakti me publikun të qëndrueshme, të fortë e të paharrueshme.

Çka bëjmë?

Shërbimet tona të marketingut të integruar i lidhin pikat mes vizionit të brendit tënd me botën reale, në çdo kanal komunikimi:

Strategji të komunikimit dhe marketingut
E definojmë mesazhin tënd dhe mënyrën si ai shpërndahet.
Planifikim Strategjik
Sigurojmë që çdo fushatë lidhet me objektivat afatgjata.
Branding dhe identitet
Ndërtojmë një brend që njihet menjëherë.
Marketing Digjital
Nga postimet te kërkimi, bëhu zëri kryesor online.
Reklama tradicionale
Formate të dëshmuara që japin shtrirje maksimale.
Krijim përmbajtjeje
Vizuale, tekst, dhe video me impakt të lartë.
Marketing eventesh
Ktheje mesazhin tënd në jetë.
Zhvillim e optimizim i webit
Një shtëpi e fortë digjitale për brendin tënd.

Pse me zgjedhë Koperativën

Njohje globale
20+ vjet kreativitet ballkanik, të shpërblyer me çmime dhe të njohur në botë.
Ekspertizë në multi-kanale
Prej TV-së e billboard-eve, te reels dhe boosts digjitale.
Ndikim i lartë, kosto e arsyeshme
Ide të mëdha e rezultate të matshme, pa çmime që shkojnë në stratosferë.
Partner i gjithanshëm kreativ
Strategji, koncept, ekzekutim, krejt në një vend për qëndrueshmëri e ndikim maksimal.

Raste studimi

Procesi ynë

Me e kuptu brendin dhe qëllimet

Fillojmë me biseda të thella për me e kuptu vizionin, sfidat dhe target audiencën.
Ky hap vendos bazën për një fushatë që lidhet si me qëllimet tuaja afatshkurtra, ashtu edhe me ato afatgjata të brendit tënd.

Cili është tregimi yt

Çdo brend ka një histori — ne definojmë si do të tregohet ajo në platformat tradicionale, digjitale dhe përjetuese.
Përzgjedhim përzierjen ma të mirë mes TV-së, OOH, eventeve, rrjeteve sociale e kanaleve tjera, për sinergji maksimale.

Krijimi i materialeve të unifikuara

Ekipi ynë kreativ zhvillon vizuele, tekst, video e evente që e tregojnë historinë, duke siguru konsistencë në çdo kanal.

Koordinim dhe lansim

Ne e orkestrojmë krejt lansimin në mënyrë që të gjitha kanalet të punojnë bashkë – për me kriju një lidhje emocionale mes brendit tënd dhe audiencës, kudo që ajo ndodhet.

Matja dhe optimizimi

Nga engagement metrics tek conversion rates, e përcjellim performancën në secilën platformë, dhe rregullojmë detajet në mënyrën që fushata juaj me pasë ndikim të vazhdueshëm.

A je gati me e lidhë çdo kanal në storje të fuqishme të brendit?