Brendim që e tregon storjen tënde dhe dallohet nga të tjerët

Nis rrugëtimin e brendit tënd
Një brend i suksesshëm dhe i fuqishëm nuk është veç një logo apo një paletë ngjyrash. Është ndjenja që njerëzve iu mbetet gjatë mbas përvojës me kompaninë, produktin dhe institucionin tënd. Është besimi që ndërtoni, historia që tregoni edhe lidhja që ngjallni tek ata. Në Koperativë, ne krijojmë identitete të brendeve që dallohen, që zgjasin dhe që e tregojnë historinë tënde. Prej gjetjes së emrit perfekt deri te dizajnimi i një identiteti vizual dallues.

Shërbimet tona të brendimit dhe dizajnit

Identitet dhe strategji e brendit
Përkufizojmë thelbin dhe pozicionimin e brendit tënd.
Zhvillim i identitetit vizuel
Logo, tipografi, sisteme ngjyrash.
Udhëzues i brendit
Mbajmë brendin konsistent në të gjitha kanalet.
Dizajn i paketimit
Bëjmë produktin të dallohet në raft.
Dizajn printi
Materiale profesionale për ndikim offline.
Web dhe UI Dizajn
Përvoja digjitale të përdorshme e funksionale.
Dizajn i ambientit
Hapësira dhe instalacione me identitet vizuel.
Rifreskim i brendit
Modernizim pa e humbur thelbin.

Procesi ynë

Gjejmë dhe definojmë brendin

Fillojmë me një sesion të thellë për të kuptuar historinë, vlerat, audiencën dhe qëllimet tua. Përcaktojmë nëse duhet një emër të ri, përkufizojmë USP-në dhe i japim drejtim projektit.

Hulumtime dhe insights

Analizojmë tregun, konkurrentët dhe trendet për t'u siguruar që brendi yt dallohet, lidhet me audiencën dhe është i gatshëm për të ardhmen.

Eksplorim kreativ

Paraqesim tri “moodboard” të ndryshëm për të eksploruar drejtimet e mundshme kreative dhe për t'u dakorduar për pamjen dhe ndjenjën e brendit.

Dizajnojmë dhe zhvillojmë

Krijojmë identitetin vizuel: prej logos dhe ngjyrave deri te tipografia, duke e bashkuar strategjinë me kreativitet.

Prezantim i identitetit të brendit

E paraqesim sistemin e plotë vizual në aplikime reale, për ta sjellë brendin tënd në jetë.

Study Cases

Brendi yt është përshtypja jote e parë.